Lezhë/ Plagosi me thikë 27 vjeçari, identifikohet dhe vihet në pranga autori

schedule17:03 - 24 Prill, 2023

schedule 17:03 - 24 Prill, 2023

Një 29 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Lezhës, pasi ka plagosur me thikë një 27 vjeçar.

Plagosja ndodhi mbrëmjen e djeshme pas një konflikti të castit për motive të dobëta, por falë reagimit të menjëhershëm të policisë u identifikua dhe u arrestua shtetasi A.R, banues në Balldren.

Njoftimi i policisë:

Lezhë

Plagosi me mjet prerës (thikë), një shtetas, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 29-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, menjëherë pasi janë njoftuar se në Balldre, Lezhë, një shtetas ishte plagosur me mjet prerës (thikë), kanë organizuar punën për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale policore, u identifikua, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi A. R., 29 vjeç, banues në Balldre, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në Balldre, Lezhë, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A. K. 27 vjeç.

27-vjeçari aktualisht merr asistencë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!