Lezhë, Ndreu inspekton zonat e përmbytura: Situata, pasojë e prurjeve të përrenjve malore

schedule12:14 - 21 Janar, 2023

schedule 12:14 - 21 Janar, 2023

TIRANË -Lezha vazhdon të jetë një zonë problematike nga përmbytjet edhe pas pushimit të rreshjeve.

Në Barbullojë ka toka të përmbytura dhe rrugë të mbuluara nga uji pasi niveli ka ardhur duke u rritur edhe gjatë ditës së sotme.

Emergjencat civile janë dislokuar në këtë zonë për t’u ardhur në ndihmë banorëve në rast të kërkesës së tyre për evakuim si dhe mbështetje me ndihma ushqimore.

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu tha se kjo situatë është krijuar nga prurjet e përrenjve malore pasi hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!