Në Lezhë fermerët kanë nisur mbjelljen e kulturave të pranverës.
Edhe këtë vit mungesa e agronomëve dhe specialistëve të bujqësisë i ka vendosur në vështirësi.
Thonë se kanë nevojë të konsultohen për përdorimin e plehrave kimike por edhe të orientohen për cfarë mund të kultivojnë por specialist per bujqësine nuk ka.
Në mungesë të tyre i besojnë eksperiencës si dhe njëri tjetrit por jo në pak raste kanë pasur probleme me sasinë dhe cilësinë e prodhimit.
Vitet e fundit bujqësia po vuan mungesën e agronomëve dhe specialistëve të tjerë duke sjellë vështirësi në zhvillimin e sektorit. Profesionistët e vjetër janë larguar nga terreni për shkak të moshës ndërsa të rinjtë po u qëndrojnë larg programeve të studimit që lidhen me bujqësinë./abcnews.al