Një 52-vjeçar ka njoftuar policinë se kur është kthyer në banesën e tij në fshatin Mërqi, pasi ka qenë me bagëti, ka gjetur në banesë dy shtetas, që dyshon se kishin hyrë për të vjedhur.
Në momentin që hajdutët kanë parë të zotin e shtëpisë kanë tentuar të largohen dhe në largim e sipër kanë goditur me grusht 52-vjeçarit dhe nuk kanë mundur të vjedhin asgjë.
Njoftimi i policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:00, shtetasi , 52 vjeç, ka njoftuar se kur është kthyer në banesën e tij, në fshatin Mërqi, pasi ka qenë me bagëti, ka gjetur në banesën e tij, 2 shtetas që dyshon se kishin hyrë për të vjedhur. Sapo kanë parë shtetasin , 2 shtetasit kanë tentuar të largohen. Gjatë largimit kanë goditur me grusht, shtetasin 52-vjeçar dhe nuk kanë mundur të vjedhin asgjë.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorëve.
Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për të sqaruar rrethanat e këtij rasti./abcnews.al