Shumë pushues në Lezhë shfrytëzojnë vizitën në bregdet edhe për të prenotuar apo blerë një apartament.
Sipas specialistëve vera është një sezon I nxehtë dhe për tregun e pasurive të paluajtshme.
Qytetarët e Kosovës mbetën blerësit kryesor. Por kohët e fundit edhe çekët e polakët e shohin bregdetin e Lezhës si një mundësi të mirë investimi.
Kërkesa e lartë, standardet e reja të banesave dhe kostot e ndërtimit kanë ndikuar dhe në dyfishimin e çmimit të apartamenteve.
Në bregdetin e Lezhës çmimet nisin me 1200 euro m2 nga 600 qe ishte para 5 vitesh, ndersa tek Rana e Hedhun arrijne deri ne 2000 euro m2.
Përveç Shëngjinit, ku ndërtimet me arkitekturë moderne po shtohen, edhe zona e Tales po njeh rritje të ndjeshme të kërkesës për apartamente pranë detit./abcnews.al

