Ka kulla, por jo vrojtues.
Vendqëndrimet e rojeve te plazhit ne Lezhe janë bosh edhe pse sezoni ka nisur.
Pushuesit ngrejnë shqetësimin e mungesës se tyre e thonë se ata janë te domosdoshëm veçanërisht për sigurinë e fëmijëve.
“Duhet, por nuk kam parë”, ka thënë një pushues.
Një tjetër shprehet se vrojtuesit duhen pasi ka shumë fëmijë në plazh.
Për këtë verë janë trajnuar 140 persona, por që e gjithë vija bregdetare e Lezhës të jetë e mbuluar duhen së paku edhe 40 vrojtues të tjerë.
“Në Lezhë kemi rreth 140 vrojtues, por duhet edhe gjysma e tyre që të kompletohet vija bregdetare”, ka thënë ai.
Luçiano Marku nga Shoqata e Vrojtuesve të Detit thotë se subjektet hasin vështirësi për gjetjen e rojeve te plazhit pasi mungon interesi.
“Duke qenë një profesion i ri, interesi është i pakët, por duke qenë se është detyrim ligjor për subjektete private dhe publike duhet që të punësohet një vrojtues”, shprehet ndër të tjera ai.
Mungesa e vrojtuesve të plazhit mbetet një problematik e trashëguar nga sezonet e kaluara edhe pse është një detyrim ligjor si për bashkitë ashtu dhe për subjektet private./abcnews.al