Lewandowski: Unë më i miri, mund të ulem me Messin e CR7 dhe t’u flas për futbollin

schedule15:38 - 23 Maj, 2021

schedule 15:38 - 23 Maj, 2021

Robert Lewandowski është prej vitesh në nivele të larta dhe vitin e shkuar u bë pronar i gjithçkaje që mund të fitonte në nivel personal dhe ekipor me Bayern Munchen. Pas gjithë këtyre sukseseve dhe Këpucës së Artë, të fituar këtë sezon, Lewa tregon se ndryshe nga ç’mendonte më parë, tashmë mund të ulet në një tryezë me Messin dhe Ronaldon.

“Kam qenë mes më të mirëve prej vitesh, ndoshta jam edhe më i miri aktualisht. Topi i Artë nuk ishte qëllimi im. Fitova çmimet e FIFA-s dhe UEFA-s, që do të thotë shumë për mua. Messi dhe Ronaldo kanë qenë në krye për një kohë të gjatë, por unë mendoj se tani mund t’i ftoj të tavolinën time.

 

Mendoj se mund të ulem me ta dhe t’u flas atyre për futbollin, pasionin tonë sepse fitova gjithçka me Bayernin dhe personalisht sezonin e shkuar. Shumë njerëz mendojnë se jam robot, por pas gjithë atyre golave dhe triumfeve është stërvitje intensive çdo ditë. Talenti është i rëndësishëm, por pa shumë punë nuk do të zgjasë shumë”, u shpreh Lewandowski.

 

Polaku në vitin e shkuar u shpall lojtari më i mirë nga FUFA dhe UEFA, shënuesi më i mirë në Champions League dhe lojtari më i mirë sipas IFFHS. Lewandowski u emërua në vitin 2020 lojtari më i mirë në FIFA The Best, sulmuesi më i mirë nga UEFA, shënuesi më i mirë në Champions League, çmimi UEFA për lojtarin më të mirë në Evropë, lojtari më i mirë dhe shënuesi më i mirë sipas IFFHS, ndër të tjera.

Ai sapo është shpallur kampion i Bundesligës me Bayern. Ai ka shënuar gjithsej 48 gola këtë sezon në 39 ndeshje në të gjitha kompeticionet me Bayern Munchen, krahasuar me 38 rrjeta në 47 sfida të Messit dhe 36 gola në 44 beteja të Ronaldos. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!