Në një intervistë të fundit, sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski ka folur për procesin e adaptimit në klub.
“Falë Pep Guardiolës, përshtatja me Barçën është bërë më e lehtë. Dy vitet që kalova me të [në Bayern] ishin si 10 vjet. Mësova shumë për Barçën dhe se si ishte koha e tij këtu.
E kuptova qartë se për çfarë po fliste. E gjithë kjo e bëri më të lehtë për mua të përshtatem me taktikat e tij dhe idenë e tij për futbollin. Kështu që u ndjeva gati për të ndërmarrë hapin tjetër [për t’iu bashkuar Barcelonës].
Ai është një trajner i madh dhe më bëri të ndryshoj të kuptuarit tim për futbollin. Mësova ta shikoj këtë sport jo vetëm si futbollist, por edhe të ndjek taktikat. E kuptova se çfarë hapash duheshin për të përmirësuar ekipin, dhe jo vetëm për mua”, tha Lewandowski.
Mund të thuhet me siguri se përshtatja po shkon mjaft mirë. Robert shënoi 12 gola dhe dha 2 asistime në 10 ndeshjet e para për Barçën. /G.D abcnews.al/