Bayern Munchen zhvilloi një ndeshje fantastike përballë PSG në Mynih mbrëmjen e kaluar, por në fund festuan kampionët e Francës falë suksesit 2-3. Dueli i parë i raundit çerekfinal të Champions League, ishte spektakolar dhe shumë i bukur.
Kylian Mbappe realizoi dy gola, ndërsa portieri Keylor Navas ishte në formë të shkëlqyer (10 raste për gol evitoi 34-vjeçari nga Kosta Rika). Mungesa e Robert Lewandowskit ndikoi shumë te kampionët e Gjermanisë, të cilët gabuan shumë përpara portës kundërshtare.
Trajneri Flick dhe tifozët bavarezë urojnë që goleadori polak të jetë gati për duelin e kthimit, aty ku duhet më shumë se kurrë për të realizuar përmbysjen dhe kualifikimin mes katër skuadrave më të mira të Evropës.
View this post on Instagram
32-vjeçari konfirmoi mbrëmjen e kaluar mungesën në duelin e datës 13 prill në Paris, por një postim i bërë pak më parë në “Instagram” ka ndezur shpresat e tifozëve të shumtë të Bayern Munchen. “Shihemi së shpejti“, shkruan Lewandowski.
Futbollisti më i mirë në planet i vitit 2022, shfaqet duke u stërvitur në palestër në foton e publikuar. Një indicie që mund të jetë gati për të martën e ardhshme? Dëshira është e madhe dhe sulmuesi po bën gjithçka për t’u rikuperuar për sfidën e sezonit. /abcnews.al

