Lewandowski “pa frena”: Edhe Polonia ime për kampione, nëse kalojmë grupet…

schedule17:55 - 25 Maj, 2021

schedule 17:55 - 25 Maj, 2021

Robert Lewandowski ka fituar çdo trofe të mundshëm te Bayern Munchen. Tani është radha e Euro 2020, dhe një nga sulmuesit më të mëdhenj në planet ëndërron trofeun e madh me kombëtaren e tij.

Polonia është pjesë e grupit E dhe ka rivalë skuadra si Spanja, Suedia dhe Sllovakia. Sfida e parë luhet më 14 qershor ndaj Sllovakisë, teksa Lewandowski karikon shokët e skuadrës në prononcimin e fundit.

Duhet të besojmë, ne mund të luftojmë për të fituar Euro 2020. Nëse ia dalim të kualifikohemi në grup si në Euro 2016, më pas gjithçka mund të ndodhë. Çdo ndeshje mund të na japë shtysën dhe besimin e duhur për të luftuar për objektivin e madh.

Të shënosh në këtë kompeticion është shumë bukur, por skuadra vjen e para dhe ka rëndësinë kryesore. Ndjesitë dhe ëndrrat e mia nuk vlejnë asgjë përpara suksesit të ekipit. Gjëja më e rëndësishme është e mira e Polonisë“, theksoi Lewandowski. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!