Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski shprehu habinë e tij për faktin që Lionel Messi nuk e votoi për çmimin e lojtarit më të mirë të FIFA-s.
Sulmuesi argjentinas deklaroi në ceremoninë e Topit të Artë se Lewandowski e meritonte të fitonte çmimin Topi i Artë 2020. Megjithatë, Messi votoi për shokët e tij të skuadrës në Paris Saint-Germain, Neymar dhe Kylian Mbappe, si dhe sulmuesin e Real Madrid-it, Karim Benzema, në çmimin për lojtarin më të mirë të FIFA-s.
“Është e vështirë për mua të lidhem me të”, tha Lewandowski për botimin polak ‘Pilka Nozna’.
“Kam votuar për Messin sepse e vlerësoj atë që bëri në vitin 2021 dhe sigurisht më herët. Messi më votoi për Topin e Artë dhe nuk e di pse këndvështrimi i tij ndryshoi më vonë.
“Megjithatë, nuk jam penduar, nuk kam asnjë ankesë, e pranova, ai e mori vendimin e tij dhe kaq”./ h.ll/abcnews.al