Bayern Munchen fitoi mbrëmë ndaj Greuther Furth, por diçka e jashtëzakonshme ndodhi: Robert Lewandowski nuk shënoi dhe pas kësaj ai humbi mundësinë të arrinte rekordin e Lionel Messit.
Polaku kishte arritur të shënonte në 19 ndeshje zyrtare radhazi për Bayern Munchen, me “maratonën”, që kishte nisur më 15 shkurt në një ndeshje ndaj Arminia Bielefeld.
Në këtë mënyrë, ai dështoi të arrinte e më pas të thyente rekordin e Lionel Messit, i cili ka vulosur emrin e tij në listën e golashënuesve në 21 ndeshje radhazi me Barcelonën. /abcnews.al