Robert Lewandowski u transferua gjatë kësaj merkatoje në “Camp Nou”, teksa menjëherë është shndërruar në një lojtar kyç në formacionin e Xavi Hernandez.
Përveç tifozëve dhe pjesëtarëve të tjerë në klub, Muller ka pranuar se edhe atij po i mungon Lewandowski, me të cilin kishte një partneritet të shkëlqyeshëm.
“Në disa ndeshje të këtij sezoni kishte situata kur e kapja veten duke menduar se dikur ishte dikush në shtyllën e largët për të luajtur ose për të kapur një moment kur shërben në zonën e penalltisë, me të cilin kërkonit kontakt me sy në krosime”, tha gjermani për “Welt”.
34-vjeçari foli edhe për skemën e re te Bayerni pa një qendërsulmues tipik. Muller tha se kjo po i duket “tërheqëse dhe interesante”. /f.a/abcnews.al