Lewandowski: Humbja ndaj Francës e pashmangshme, qëllimi ynë ishte kalimi i grupeve

schedule08:07 - 5 Dhjetor, 2022

schedule 08:07 - 5 Dhjetor, 2022

Pasditen e djeshme, Polonia u mund nga Franca me rezultatin 3 me 1, duke i dhënë kështu “lamtumirën”, Kupës së Botës, “Katar 2022”. Disa fjalë për mediat pas ndeshjes i tha dhe kapiteni polak Lewandowski, i cili u shpreh se humbja ndaj Francës ishte e pashmangshme.

“Ne luftuam dhe ishte e pashmangshme. Ne bëmë më të mirën dhe mendoj se ne luajtëm shumë mirë në pjesën e parë, edhe pse nuk u krijuan shumë raste, pastaj goli erdhi pak minuta para pjesës së parë, pati një reagim dhe kjo duhet të na bëjë krenarë”,- u shpreh golashënuesi polak.

Megjithatë, Lewa duket optimist pasi tregoi se synimi i Polonisë ishte kalimi i fazës së grupeve, gjë të cilën ata e arritën me sukses.

“Tani do të mund të pushoj, por do të kisha dashur të qëndroja këtu në Katar. Megjithatë, synimi ynë ishte të kalonim fazën e grupeve dhe ia dolëm”,- tha në përfundim të fjalës së tij, sulmuesi i Barcelonës. /i.m /abcnews.al