Lewa: U mundova gjithë ndeshjen të shënoj, goli erdhi kur nuk kisha më shpresa

schedule23:47 - 22 Maj, 2021

schedule 23:47 - 22 Maj, 2021

Robert Lewandowski hyri në histori sot në ndeshjen e fundit të Bundesliga, të fituar me shifrat 5-2 nga bavarezët. Polaku arriti kuotën e 41 golave dhe theu rekordin 49-vjeçar të Gerd Muller si lojtari që ka shënuar më shumë gola brenda një edicioni në historinë e Bundesligas.

Pas ndeshjes për mediet foli vetë sulmuesi, që tregon gjithë stresin e kaluar gjatë ndeshjes, në të cilën ai përpiqej e përpiqej të shënonte kur mendoi se nuk ja doli, erdhi goli.

“Nuk kam fjalë për këtë rekord. U përpoqa gjatë gjithë ndeshjes të shënoj, provova gjithçka dhe ia arrita në minutën e 90. Jam shumë i lumtur. Pashë që Sane po gjuante, kështu që shkova të shoh nga portieri.

 

Sigurisht, doja të shënoja më parë, por e dija se në një moment rrjeta do vinte. Falënderoj shokët e mi të skuadrës që u përpoqën në çdo mënyrë për të më bërë të shënoja.

Nuk isha i zemëruar, thjesht isha zhgënjyer sepse nuk mund të shënoja. Kur pyesja veten përse nuk po shënoja, atëherë erdhi goli. Ky rekord është edhe i shokëve të mi, i falënderoj ata”, u shpreh Lewandowski. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!