Lewa i “shokuar” nga shokët e skuadrës: Nuk e kuptoj çfarë po ndodh, ndihem i pafuqishëm

schedule16:36 - 11 Shtator, 2023

schedule 16:36 - 11 Shtator, 2023

Golat e Jasir Asanit dhe Mirlind Dakut, mbrëmjen e së dielës që sapo lamë pas, në mitikun e Tiranës, “Air Albania” i dhanë një tjetër “goditje” të fortë shpresa të Kombëtares polake për të arritur kualifikimin në fazën e grupeve të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.

Tepër i shokuar nga këto performanca katastrofike, të Kombëtares së tij, duket të jetë dhe kapiteni Robert Lewandowski, i cili pas humbjes ndaj “legjionarëve” u shpreh se nuk mund të shpjëgojë arsyet pse Polonia po performon në këtë mënyrë.

“Nuk e kuptoj, ndihem i pafuqishëm. Kishim probleme që nga fillimi i fazës kualifikuese. Pyes veten se çfarë ndodhi me një ekip që, pothuajse me të njëjtin formacion, luajti shumë më mirë. E di që kemi potencial për të luajtur më mirë dhe për të fituar”,- u shpreh kapiteni i polakëve. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!