Skuadra e Partizanit ka vendosur të huazoje për një sezon tek skuadra e Dritës futbollistin Lukas Ferreira Kardoso. Futbollisti në fjalë nuk ishte në planet e trajnerit Italian Franko Lerda çka solli dhe lëvizjen drejt kampionatit të Kosovës.
Klubi zyrtarizon transferimin e Lukas Ferreira Kardoso tek skuadra e Dritës. Sulmuesi 25 – vjeçar i cili iu bashkua kampionëve në Janarin e 2018 nga Pelisteri, do të kalojë me formulën e huazimit në radhët e ekipit kosovar Drita. Marrëveshja është arritur sot me pëlqimin e të 3 palëve dhe Kardoso do të jetë lojtar i Dritës deri në përfundim të sezonit futbollistik 2019 – 2020, njofton skuadra e Partizanit. Levizje edhe tek Tirana. Klubi kryeqytetas ka zyrtarizuar mbrojtësin Kristi Vangjeli nga radhët e skuadrës së Skënderbeut. Klubi bardheblu njofton se futbollisti ka nënshkruar kontrate një vjeçare me Tiranën.
“Mbrojtësi korçar ka nënshkruar marrëveshjen që e bën pjesë të Tiranës për një sezon. Vangjeli vjen si një përforcim me shume vlera për skuadrën bardheblu. Ish futbollisti i Skënderbeut do ti bashkohet Tiranës në ditët e fundit të muajit Gusht”, njofton skuadra e Tiranës./ABC News Albania 24/7