Lëvizjet në policinë e shtetit pas emërimit të Drejtorit të Përgjithshëm, Gledis Nano kanë prekur edhe komisariatet në rrethe.
Kështu në Mat është emëruar shef i komisariatit Kryekomisari Ervin Hasrama në vend të Gazmend Demrozi, i cili është transferuar në të njëjtin pozicion në Kuçovë.
Po ashtu ndryshime ka edhe në Komisariatin e Bulqizës. Arben Sula ka lënë drejtimin e këtij komisariati duke u zëvendësuar me Florian Rrasa.