Konfirmohet largimi i Mattia Caldarës. Milan ka arritur akordin me Atalantën për huazimin e mbrojtësit, i cili rikthehet tek ekipi ku shpërtheu. Kuqezinjtë kanë zyrtarizuar largimin e 25-vjeçarit me anë të një komunikate zyrtare.
Caldara është huazuar për një periudhë 18 mujore dhe “Djalli” i uron fat në aventurën e re. Teksa një lojtar largohet, një tjetër ka ardhur pas Ibrahimovic dhe Kjaer. Siç u bë me dije ditën e djeshme nga mediet italiane, Milan ka afruar Asmir Begovic në vend të Pepe Reinas.
Portieri boshnjak do të jetë zëvendësuesi i Donnarummës, teksa ditën e sotme ka zbarkuar në Milano. 32-vjeçari do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të firmosë kontratën e re me Milanin. Begovic pritet të debutojë në ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Spal, duel që zhvillohet me datë 15 janar. /abcnews.al
Official Statement: Mattia Caldara ⬇️https://t.co/zSlmlC7kVX
— AC Milan (@acmilan) January 12, 2020