Një shqiptar rreth 20 vjeç është arrestuar në Novara nga policia dhe akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike.
I riu u mbajt nën vëzhgim dhe iu nënshtrua një kontrolli teksa po endej nëpër zonën e Rizzottaglia.
Lëvizjet e tij u konsideruan të dyshimta nga agjentët e skuadrës së lëvizshme.
Ai kishte me vete disa pako kokaine. Një tjetër lloj droge u gjet më pas në shtëpinë e tij me një total prej rreth 110 dozash. /Abcnews.al/