Lëvizje surprizë për stolin e kombëtares polake. Siç raporton “sport.tvp.pl ”, presidenti i federatës së futbollit, Cezar Kulesza, ka vendosur që Paulo Bento të jetë zëvendësuesi i Czeslaw Michniewicz dhe trajneri i ri i “Shqiponjave”.
“Mund të konfirmoj zyrtarisht se do të jetë një trajner i huaj. Kemi një marrëveshje paraprake. Trajneri ka marrë një propozim nga ne dhe tani presim që ai të na kontaktojë dhe të pranojë kontratën që i kemi ofruar”, ka thënë numri një i kombëtares polake.
Bento, i cili drejtoi Korenë e Jugut në Botërorin e fundit, ka një eksperiencë të gjatë si trajner teksa 53-vjeçari ka drejtuar kombëtaren portugeze, Olimpiakos, Cruzeiro, dhe Sporting Lisbone. /G.D abcnews.al/
? ???? ? A JEDNAK! https://t.co/akZNdaZSfo
— TVP SPORT (@sport_tvppl) January 19, 2023