Mediet britanike kanë zbuluar gjithçka: Pep Guardiola do të shpenzojë plot 30 milion sterlina për mbrojtësin e Evertonit, Mason Holgate. Talenti anglez po shkëlqen nën urdhrat e Ancelottit, i cili i ka besuar një vend titullari në qendër të mbrojtjes.
Para ardhjes së trajnerit italian, në qendër të mbrojtjes ishin Yerri Mina dhe Michael Keane, por ky i fundit është lënë në stol, pikërisht për shkak të paraqitjeve të Holgate.
I dalë nga akademia e Everton, Holgate është një lojtar i shpejtë dhe i ashpër në duele, i aftë gjithashtu të luajë dhe si mbrojtës i djathtë. Mbetet për t’u parë nëse Ancelotti do të heqë dorë nga shërbimet e mbrojtësit, por Guardiola e do me çdo kush në Mançester./abcnews.al