Lëvizje në qeveri, Besart Kadia emërohet zv/ministër i Financave

schedule16:47 - 11 Nëntor, 2020

schedule 16:47 - 11 Nëntor, 2020

E bujshme! Ekonomisti Besart Kadia, ish-sekretar për sipërmarrjen e lirë në PD dhe këshilltar i Lulzim Bashës është emëruar zv/ ministër i Ekonomisë dhe Financave. Vendimi është miratuar në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.

 

Nuk dihet arsyeja që ka shtyrë Kadinë që të braktisë kauzën opozitare dhe të zhvendoset në kampin tjetër vetëm pak muaj para zgjedhjeve duke pranuar propozimin për postin e ri.

Tashmë prurja e Lulzim Bashës në Partinë Demokratike do të jetë zv/ ministër i qeverisë Rama./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!