Pas një krize të thellë me Turqinë që zgjati gati një vit dhe e vendosi Greqinë në një gjendje lufte me Ankaranë, Ministri i Jashtëm Nikos Dendias ndërmerr një mision të fortë; Të vizitojë Ankaranë për bisedime me Erdogan dhe homologun e tij Mevlüt Çavuşolulu.
Takimi i Nikos Dendias me Presidentin turk, i paplanifikuar, pra jashtë protokollit u njoftua mbrëmjen e së mërkurës vonë me iniciativën e Erdogan në një kohë kur marrëdhëniet e Ankarasë me Brukselin janë acaruar.
Pyetja e madhe tani është se çfarë do të diskutohet në takimin e Erdogan me Nikos Dendias të Enjten, pra nesër në 14:00 me orën shqiptare. Vlerësohet se presidenti turk kërkoi të takohej me Nikos Dendias për t’i përcjellë një mesazh kryeministrit Kyriakos Mitsotakis.
“Ne duhet të mësojmë të jetojmë me Turqinë duke mos u pajtuar” tha një zyrtar i lartë qeveritar me të cilin gazeta greke protothema.gr foli në funksion të vizitës së Ministrit të Jashtëm në Ankara.
Zyrtarët diplomatikë të përfshirë në përgatitjet për bisedimet e Nikos Dendias me Erdogan dhe Mevlut Tsavousoglu në Ankara nuk hezitojnë të thonë se “pajtimi me Turqinë është shumë larg”.
Në një kohë kur marrëdhëniet midis vendeve të rajonit në Mesdheun Lindor po riorganizohen, një çështje e madhe është sesi turqit e shohin veten dhe si do të formësohen marrëdhëniet e Erdogan me Shtetet e Bashkuara.
Presidenti i SHBA Joe Biden nuk e ka fshehur qëllimin e tij për ti bërë presion Ankarasë për t’u larguar nga boshti i krijuar me Moskën për të mbajtur Turqinë të ankoruar në kampin perëndimor. Në të njëjtën kohë, diplomatët amerikanë po i “kërkojnë” qeverisë greke të ulet në tryezën e dialogut me Erdogan./ db/ Abcnews.al.