Një ditë përpara zhvillimit të Kuvendit të thirrur nga Sali Berisha, që do të organizohet nesër në stadiumin “Air Albania”, Lulzim Basha ka mbledhur në selinë blu të gjithë kryetarët e degëve.
Lideri i PD-së zhvilloi një drekë pune me kolegjin e kryetarëve që do të pasohet më pas me një tjetër diskutim. Nuk ka dyshime se temë e diskutimit është Kuvendi i Sali Berishës, që Lulzim Basha nuk e njeh.
Në orën 16:30 do të jetë sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi dhe zëdhënësja e grupit demokrat Ina Zhupa në një deklaratë për mediat.
Ndërkohë që sot pritet edhe një dalje e fundit e ish-kryeministrit Berisha, që do u drejtohet demokratëve për të qenë nesër të pranishëm në atë që ai e cilëson “rithemelim të PD-së”./ Abcnews.al