“Revolucionet nuk bëhen për interesa të Berishës”, Gjikondi: I ka rënë ylli, s’ka çfarë ofron më

schedule18:45 - 23 Shkurt, 2023

schedule 18:45 - 23 Shkurt, 2023

Juristja Brizida Gjikondi ishte e ftuar në “Special Report” në Abc News me gazetarin Arlind Isa, ku theksoi se Sali Berisha e ka humbur besimin që ka pasur dikur tek njerëzit. Gjikondi u shpreh se lëvizjet e Berishës nuk mund t’i quajë si revolucionare për sa kohë bëhen për interesa të tij personale.

“Janë shumë çështje në SPAK që po rrethojnë si zjarri politikën. Berisha është mjeshtër i sulmimit të drejtësisë. E ka bërë prej 30 vitesh këtë gjë. Kush nuk i bindet, e sulmon. E bën këtë dhe për të dhënë një goditje indirekte Gjykatës së Apelit që merr me 3 Mars vendimin për anën ligjore të PD.“, tha ajo.

Revolucionet nuk bëhen sepse ka interes Berisha dhe janë prekur interesat e tij. Nuk kemi atë miopi dhe emocion të shqiptarëve që e shikonin Berishën si figurë të pakrompomentuar, atij i ka rënë ylli i tij. Nuk ka çfarë ofron më.“, tha Gjikondi duke komentuar dhe aleancën Berisha-Meta.

“Meta ka një favor se Berisha. Nëse nuk i jepet partia me 3 mars, Berishës do t’i duhet të bëjë pazar me Metën që të marrë komisionerët dhe vëzhguesit sepse del totalisht out. Ne e dimë një pazarxhi në politikën shqiptare, ky është Ilir Meta. Dhe prandaj them se 3 marsi është i rëndësishëm për Berishën.

Meta nuk ka hallin e PD sepse ku ta gjejë që Berisha të ulë kurrizin për të bërë pazar sepse do t’i japë edhe bashkitë që kërkon ai.”, theksoi Gjikondi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!