Lëviste lirshëm në rrugë, gjobitet i infektuari me Covid në Gjirokastër

schedule14:02 - 27 Nëntor, 2020

schedule 14:02 - 27 Nëntor, 2020

Policia e Gjirokastrës ka proceduar penalisht dhe ka gjobitur një 65 vjeçar i cili edhe pse pozitiv me Covid po lëvizte lirdhëm në rrugë.

Sipas uniformave blu shtetasi  V. Ll., 65 vjeç,  është gjobitur me vlerën 700.000  lekë, pasi pas kontrollit të ushtruar dokumentave të tij në Kakavijë ka rezultuar pozitiv me SARS – COV 2, sipas analizave të një laboratori në një klinikë private.

Procedohet penalisht në gjendje të lirë 1 shtetas, për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve  shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”.                                   

Ditën e sotme u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin V. Ll., 65 vjeç, banues në fshatin Lumas, Elbasan, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në PKK Kakavijë, pas kontrollit të dokumentit të PCR ka rezultuar pozitiv me SARS – COV 2, sipas analizave të një laboratori në një klinikë private. Gjithashtu,  këtij shtetasi i është vendosur edhe masa administrative në vlerën 700.000  lekë”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al