Nisja e dobët e sezonit është harruar. Bayer Leverkusen I ka shtuar një tjetër fitore ecurisë poztive, duke I treguar rivalëve se nuk ka ndërmend të dorëzojë me lehtësi titullin kampion.
Skuadra e drejtuar nga Shabi Alonso vuajti, por gjithsesi mori maksimumin e pikëve pas fitores 1-0 kundër Mainz në javën e 17 të Bundesligës.
Grimaldo në nisje të pjesë së dytë shënoi golin e vetëm dhe të suksesit për “Aspirinat” që shtojnë ndjeshëm presionin ndaj kryesuesëve dhe rivalëve kryesor të Bayern Munich.
Me këtë fitore, Bayer Leverkusen ngjitet në kuotën e 38 pikëve në vendin e dytë të klasifikimit, vetëm një më pak se bavarezët, që gjithsesi duhet të luajnë ndeshjen e tyre.
Shumë larg parashikimeve vijon të qëndrojë Borusia Dormund, që në sfidën e saj u mund 4-2 në transfertën kunndër Hosten Kiel.
Vendasit bënë një pjesë të parë madhështore, ndërsa pushimi I ndeshjes I gjeti me epërsinë e trefishtë, falë golave të Maçino, Harres dhe Berhardson.
Në pjesën e dytë, Borusia reagoi fort ndërsa ngushoti diferencën deri në 3-2. Rejna dhe Gitens rihapën garën, por megjithëse me dhjetë lojtarë në fushë, në minutën e 8 shtesë Hosten Kiel vulosi fitoren me golin e katërt të shënuar nga Arp.
Kjo ishte humbja e dytë radhazi për Borusia Dortmund, që zbret në vendin e 9 të renditjes dhe rrezikon një dështim të madh në këtë sezon në Bundesligës./abcnews.al