Jens Petter Hauge është një nga zbulimet më të bukura të këtij sezoni te Milani. Kuqezinjtë paguan 5 milion euro te Bodo/Glimt tetorin e kaluar dhe 21-vjeçari firmosi një kontratë deri në verën e vitit 2025 me “Djallin”.
Vikingu ka dhuruar paraqitje shumë pozitive në minutat ku është aktivizuar dhe po lufton fort për të fituar një post titullari në formacionin e Stefano Piolit. Një gjë e tillë ka tërhequr vëmendjen e Bayer Leverkusen.
“Aspirinat” e pëlqejnë shumë Hauge, Milani nuk ka ndërmend të heqë dorë nga ai, kështu që klubi gjerman po e kërkon në huazim deri në fund të sezonit. Tani pritet përgjigja e Milanit, që vështirë të heqë dorë nga lojtarit, sidomos duke marrë parasysh dëmtimet e shumta. /abcnews.al