Janë mbyllur dy sfidat e para të UEFA Champions League për ditën e sotme. Bayer Leverkusen ka marrë një fitore shumë të rëndësishme 0-2 në transfertë përballë Lokomotivës së Moskës.
Skuadra gjermane shpreson ende te një kualifikim nga faza e grupeve dhe do të bëhet “tifoze” me Juventusin, duke shpresuar te një fitore e skuadrës italiane përballë Atletico Madridit.
Situata në këtë grup është e tillë: Juventusi kryeson me 10 pikë, Atletico me 7 dhe LEverkusen me 6 pikë. Takimi tjetër mes Galatasaray dhe Club Brugge ka qenë shumë i luftuar, ka pasur tension dhe gol në sekondat e fundit.
Vendasit turq kaluan të parët në avantazh në minutën e 11-të, por në sekondat e fundit, skuadra belge arriti të barazojë./abcnews.al
UEFA Champions League
Galatasaray – Club Brugge 1-1
Buyuk 11′ / Diatta 90+4′
Lok. Moskës – B. Leverkusen 0-2
Zhemaletidov (ag) 11′, Bender 54′