Leva hekuri, shpatë dhe 110 litra raki: Policia bastis burgun e mbushur me shqiptarë

schedule17:01 - 24 Dhjetor, 2020

schedule 17:01 - 24 Dhjetor, 2020

Policia greke ka kryer një kontroll blic në disa qeli të zonës “B” në burgun e Koridalos duke gjetur një numër të madh mjetesh të ndaluara duke filluar nga shufrat e hekurit tek rakia.

Mediat greke bëjnë me dije se në burgun ku vuajnë dënimin qindra shqiptarë, u sekuestruan 110 litra raki të prodhuar në kushte artizanale, disa shufra hekuri, kuti çipsash për lojë pokeri, një shpatë si edhe materiale të tjerë të ndaluara, përfshi edhe disa televizorë.

Kontrolli u krye pas sinjalizimeve se të burgosurit po bëheshin gati të festonin natën e Ndërrimit të Viteve me alkool dhe lojë pokeri, raporton abcnews.al.

Burgi i Koridalos është vendi ku vuajnë dënimin një numër i madh të burgosurish për krime të rënda në Greqi, ndërsa spikasin edhe shqiptarët të cilët gjenden pas hekurave për akuza të ndryshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!