LETRA/ “Kush do t’i japë gji këtij fëmije?” U ul në gjunjë, fjalët e fundit para vrasjes së të resë

schedule14:17 - 7 Dhjetor, 2022

schedule 14:17 - 7 Dhjetor, 2022

Hamide Magashi u vra me armë zjarri mbrëmjen e 30 Nëntorit në Prishtinë të Kosovës nga ish-burri i saj, Sokol Halili. Ky i fundit i dha fund jetës disa orë pasi kreu aktin.

Çifti ishte ndarë dhe kishte konflikt prej disa muajsh. Dy ditë pas vrasjes së 35-vjeçares, Sokol Halili vrau veten në shtëpinë e tij, ku ishte rrethuar nga policia që kërkonte ta arrestonte.

Por para se të vritej, ai kishte lënë një letër të gjatë për familjarët e tij ku shpjegonte të gjithë historinë e konfliktit të tij me ish-gruan Hamide Magashi.

Në letër përmendet edhe momenti i vrasjes, ku ndër të tjera ai thotë se i ishte ulur në gjunjë Hamidesë dhe i kishte kërkuar që të ktheheshin bashkë. Por sipas letrës së tij, 35-vjeçarja nuk kishte pranuar dhe ai e kishte qëlluar me armë duke e lënë të vdekur në vend.

I jam afruar dhe i kam folur dhe e kam lutur me fjalët më të mira për mos ta lënë fëmijën jetim dhe e kam lutur me fjalët më të mira m’u bo mirë dhe i jam lutur, i jam përkulur dhe i kam rënë në gjunjë dhe aty për aty më thaktijthmissun i jep gji nana jote po ktithmis un duhet mi jap gji dhe të kom kallxuskedeshtme marr vesh edhe tash edhe niseanc e ki të gjyqit edhe thmija më takon mu edhe ti banshkadush se unë të kom kallxu për pun të fmis pik për pik ktofjal të fundit nashta nuk kom mujt e nuk mujmi kallxu po përafërsisht rreth ksaj temës e rreth kti muhabeti të thmis ja kanfjalt dhe kur më tha aty për aty për thmi ashtu un i kom kallxu se nuk muj ashtu me lan thmintem dhe në moment e kom nxjerr alltin dhe i kom shkrep dy herë në gjoks dhe kur ka ra në tok i kom shkreëp edhe një her në kok dhe kom pas qefmja pa ceremonin e vorrimit dhe kom pas qef me pa a po flitet najkun fjala e vërtet se kom mujt me shkukry për kry me ta po kom pas qef me pa edhe me ni qysh po shkon e vërteta dhe gjith mediat dhe televizori dhe gjith njerëzimi të familjes saj dhe të tjerët qëkan fol me fjal të njerzve të familjes saj në asni moment nuk asht fol e vërteta”, thuhet ndër të tjera në letrën e gjatë që ka lënë pas Sokol Halili.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!