Letra e vitit 1916 mbërrin në 2023 në shtëpinë e një personi në Londër

schedule13:47 - 21 Shkurt, 2023

schedule 13:47 - 21 Shkurt, 2023

Një burrë nga Londra, i cili mori një letër drejtuar një pjestari të familjes së tij, u trondit kur zbuloi se ajo ishte dërguar me postë më shumë se një shekull më parë në 1916.

Finlay Glen tha se letra mbërriti disa vjet më parë në adresën e tij në Hamlet Road në jug të Londrës, por ajo i drejtohej një emri të panjohur dhe mbante një pullë dhe vulë postare jashtëzakonisht të vjetër.

“Ne vumë re se viti në të ishte ’16. Pra menduam se ishte 2016,” tha Glen për CNN. “Më pas vumë re se pulla ishte një mbret dhe jo një mbretëreshë, kështu që menduam se nuk mund të ishte viti 2016”.

Letra i drejtohej “zonjës Oswald Marsh” dhe iu drejtua “Keti e dashur”. Dërguesi u identifikua si Christabel Mennel.

“Sapo kuptuam se ishte shumë e vjetër, menduam se ishte në rregull ta hapnim letrën,” tha Glen.

Më pas ai ia dërgoi letrën Norwood Society, një grup historik lokal që boton revistën tremujore Norwood Review.

“Është shumë e pazakontë dhe në të vërtetë mjaft emocionuese për sa i përket dhënies së një drejtimi në historinë lokale dhe njerëzit që jetonin në Norwood, i cili ishte një vend shumë i popullarizuar për klasat e mesme të larta në fund të viteve 1800”, tha Stephen Oxford, redaktor i Norwood Review./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!