Letra e Van Gogh për vizitat në shtëpitë publike shitet me çmim marramendës

schedule16:56 - 17 Qershor, 2020

schedule 16:56 - 17 Qershor, 2020

Një letër e shkruar nga artistët Vincent Van Gogh dhe Paul Gauguin, e cila detajon vizitat e tyre në bordello, (shtëpi publike) është shitur në ankand për 210.600 euro.

Letra u ble nga Fondacioni Vincent Van Gogh në shtëpinë e ankandeve Drouot në Paris të martën.

Artistët i shkruan letrën mikut të tyre, piktorit francez Emile Bernard, në fund të 1888.

Në letër, ata përshkruajnë jetesën dhe punën së bashku në qytetin francez të Arles.

Van Gogh dhe Gauguin, të dy piktorë pas impresionistë, të cilët janë të njohur në të gjithë botën, ishin të bindur se po drejtonin një “rilindje të madhe të artit”, sipas letrës.

Artistët nderuan vizionin e tyre artistik në Arles por, pasi kaluan disa muaj së bashku, miqësia e tyre mori fund dhe Gauguin u largua.

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, tha se ishte korrespondenca e vetme që Van Gogh kishte pasur ndonjëherë me një artist tjetër.

Muzeu e përshkroi letrën si “dokumenti më domethënës i shkruar nga Van Gogh që ishte akoma në duar private”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!