Letra e Dvoranit për KED dhe precedenti i Arta Markut, juristi: Kjo është e paligjshme

schedule15:29 - 23 Qershor, 2020

schedule 15:29 - 23 Qershor, 2020

Ardian Dvorani, këtë të martë, i është drejtuar zv. kryetares së KED-së, përmes një letre ku ai e vë ne dijeni se ende nuk e ka marrë vendimin e arsyetuar nga KLGj për ndërprerjen e mandatit të tij.

Ndërprerja e mandiatit nga KLGJ erdhi pas përlasjeve të gjata me Presidentin Ilir Meta për mënyrën si ai e kretoi KED-në, institucioni kyç për emërimet në Gjykatën Kushtetutuese, që tashmë, sipas ligjit, do të drejtohet nga zv.kryetarja Vitore Tusha, gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese.

Në 11 qershor, Keshilli i Llartë i Gjyqësor, vendosi t’i ndërpres Ardian Dvoranit qëndrimit në Gjykate të Lartë e për pasojë dhe kryesimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Tashmë ai është ish-kryetar i KED.

Por a mund të pretendojë ai të vazhdojë të jetë anëtar i ketij institucioni, sipas precedentit të Arta Markut?

Ligji që rregullon funksionimin e KED-së, parashikon në nenin 225, se anëtarët e përjashtuar zëvendësohen nga një anëtar i po të njëjtit institucion. Por në përbërjen e KED ka vetëm anëtarë i Gjykatës së Lartë. Juristi Ledio Braho thotë se ligji detyron Dvoranin të largohet, edhe si anëtarë.

“Në momentin që nuk është më gjyqtar KLGJ do i afrojë mundësinë për t’u kthyer në një gjykatë Apeli dhe nëse do të pranojë do të vazhdojë si gjyqtar i Gjykatës së Apelit. Por të gjithë interpretimet që bëhen që mandate i tij në KED duhet të vazhdojë, jo si kryetar por si anëtar, kjo është e paligjshme”, nënvizoi Braho.

Sipas tij, ligji nuk lë hapësira as që ai të ndjek shembullin e Arta Markut, e cila u zgjodh si anëtare nga Prokuroria e Përgjithshme, por më pas kaloi tek vendi vakat i Gjykatave të Apelit.

“Kijeni parasysh që KED e vitit 2019, që u përcaktua në fund të vitit 2018 nga Prokuroritë e Apeleve, edhe pse ligji parashikon që të ketë dy anëtarë të KED-së që vijnë nga Prokuroritë e Apeleve, vetëm 1 prokuror kishte dhe 1 ishte vakancë.

Në momentin që Arta Marku kaloi nga Prokurore e Përgjithshme në prokurore Apeli, formalisht ajo vazhdoi të ishte anëtare e KED-së për shkak se kishte një vakancë sa i përket prokurorëve nga Prokuroritë e Apeleve.

Ndërkohë që sot që flasim, pra 2020 sa i përket gjyqtarëve nga Gjykatat e Apelit, që edhe për këto gjykata janë 2 vende në KED, janë të dy vendet të plotësuara. Nuk mund të bëhet ndryshim sepse janë raste specifike për shkak të përbërjeve të KED-së në 2019 dhe 2020-ën. Pra, janë raste krejtësisht të ndryshme” u shpreh ai.

Përbërja e KED ndryshon mes datës 1 dhe 5 dhjetor të çdo viti kalendarik, kur Presidenti duhet të hedh shortin./abcnews.al