Letonia ndalon transmetimin e 9 mediave ruse

schedule07:19 - 23 Nëntor, 2019

schedule 07:19 - 23 Nëntor, 2019

Autoriteti i medias në Letoni dje ndalimin e nëntë stacioneve televizive ruse pasi Bashkimi Europian dekretoi sanksione kundër një prej pronarëve të tyre, një bankier i lidhur me Kremlinin.

BE përfshiu në vitin 2014 miliarderin, Youri Kovaltchouk në listën e personaliteteve të shënjestruar nga sanksionet ndërmarrë si përgjigje për aneksimin e Krimesë nga Rusia.

Këto nëntë stacione janë ndaluar në Letoni sepse një prej pronarëve të tyre (…) Youri Kovaltchouk është vendosur në listëb e sanksioneve të BE si një person i përfshirë në shkeljet e sovranitetit, integritetit territorial dhe pavarësisë së Ukrainës”, tha Ivars Abolins, zëvendëspresident i Këshillit Kombëtar letonez për median elektronike (NEPLP).

Ndalimi do të jetë në fuqi për aq kohë sa Kovaltchouk do të bëjë pjesë në listën e personave të goditur nga sanksionet e BE-së./abcnews.al