Vrau 42 gra, përfshirë bashkëshorten e tij, arrestohet 33-vjeçari nga Kenia

schedule14:26 - 15 Korrik, 2024

schedule 14:26 - 15 Korrik, 2024

Vrasësi serial i dyshuar Collins Jumaisi u arrestua në Kenia pas zbulimit të disa trupave në një gurore në Nairobi dhe policia tha këtë të hënë se ai ka pranuar se ka vrarë 42 gra, përfshirë gruan e tij.

Policia tha se Jumaisi, një burrë 33-vjeçar që jeton pranë një guroreje në lagjen Mukuru në jug të kryeqytetit kenian, raporton Reuters.

Shefi i policisë Douglas Kanya Kirocho tha se deri më tani nëntë trupa janë gjetur në gurore.

“Është e qartë se kemi të bëjmë me një vrasës serial, një vrasës serial psikopat, i cili nuk ka respekt për jetën njerëzore”, tha Amin Mohamed, kreu i Departamentit të Hetimeve Kriminale.

Ai shtoi se Djumaisi ka rrëfyer se ka joshur dhe vrarë 42 gra dhe ka hedhur mbetjet e tyre në një gurore. Mohammed theksoi se vrasjet dyshohet se kanë nisur në vitin 2022, kur ai vrau gruan e tij dhe se krimi i fundit u krye në mes të majit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!