Letonia: Droni rus që u rrëzua në territorin tonë, mbante eksploziv

schedule12:38 - 11 Shtator, 2024

schedule 12:38 - 11 Shtator, 2024

Zyrtarët letonezë kanë thënë se një dron ushtarak rus që u rrëzua në vend në fundjavë, mbante eksploziv që mund të kishin qenë të destinuara për Ukrainën.

Droni ra në rajonin e fshatit Gaigalava, rreth 90 km (56 milje) nga kufiri me Bjellorusinë, ku ai hyri në vend, sipas një deklarate të ministrisë së mbrojtjes të Letonisë.

Si Letonia ashtu edhe Rumania kanë hetuar raste të dronëve rusë që u rrëzuan pasi kishin shkelur hapësirën e tyre ajrore.

Vendet janë edhe anëtarë të NATO-s dhe mbështetës të Ukrainës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!