Vjedhja e tre telefonave “iPhone” në Rostok të Gjermanisë është bërë shkak për nisjen e një hetimi nga autoritetet e atij vendi, por që ka vënë në lëvizje edhe Prokurorinë e Tiranës. Angazhimi i saj për rastin është kërkuar nga autoritetet gjermane të drejtësisë, përmes një letërporosie. Sipas hetuesve gjermanë, nga hetimi i kryer ka rezultuar se tre telefonat e vjedhur janë riaktivizuar dhe përdorur nga adresa IP shqiptare.
Në këtë mënyrë ata i kanë kërkuar homologëve shqiptarë të identifikojnë përdoruesit e tyre dhe t’i marrin në pyetje për mënyrën e sigurimit të aparatëve telefonike. Gjykata e Tiranës i ka dhënë dritë jeshile ekzekutimit të letërporosisë dhe ka urdhëruar Prokurorinë e Tiranës të kryejë veprimet e nevojshme. /abcnews.al