Një letër ngushëllimi ka ardhur në Federatën Shqiptare të Futbollit në lidhje me tërmetin që goditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit. Kreu i FSHF-së, Armand Duka ka marrë një letër nga Luis Rubiales, kreu i Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF). Rubiales shpreh keqardhjen dhe ngushëllimet e tij për humbjet tragjike të njerëzve, teksa zgjat dorën e ndihmës për të kontribuar në këtë situatë të vështirë.
Letra e plotë
I dashur Armand. U trishtova shumë kur dëgjova për humbjet tragjike, numrin e madh të njerëzve të plagosur dhe shumë familjeve që humbën shtëpitë e tyre si pasojë e tërmetit që goditi Shqipërinë. Në emër të Federatës Spanjolle, dua të shpreh keqardhjen për njerëzit në vendin tuaj.
Mund ta shfrytëzoj këtë moment të trishtë për t’ju ofruar juve dhe familjeve që janë prekur nga kjo katastrofë e madhe, ngushëllimin tim më të sinqertë. Lutem na njoftoni nëse keni nevojë për ndonjë ndihmë që mund t’ju ofrojmë në këtë kohë tragjike. Gjithë të mirat! /abcnews.al