Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lëshon pe pas më shumë se një muaji Boris Johnson, mbyll gjithçka për të luftuar koronavirusin

schedule21:16 - 20 Mars, 2020

schedule 21:16 - 20 Mars, 2020

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka njoftuar se një sërë biznesesh dhe shërbimesh në vend tashmë do të mbyllen.

Gjatë daljes së tij të premten në një konferencë për shtyp, Johnson ka udhëzuar që “kafenetë, pub-et, baret dhe restorantet të mbyllen sa më shpejt të jetë e mundur dhe të mos hapen më nesër.” Mbyllja vlen edhe për klubet e natës, palestrat, kinematë dhe qendrat e tjera ku kalohet kohë e lirë.

Kryeministri britanik tha se masat do të rishikohen çdo muaj për të parë nëse mund të “qetësohen”.



“Disa njerëz mund të joshen për të dalë jashtë dhe unë them ju lutem mos”, shtoi Johnson.  Ai tha se ishte i sigurt se “batica mund të kthehet”, por njerëzit duhet të qëndrojnë larg njëri-tjetrit.

Kujtojmë këtu se shkollat, kopshtet dhe univeristet në Angli janë mbyllur duke nisur nga e premtja dhe do të qëndrojnë ashtu deri në një njoftim të dytë.

Dy rastet e para koronavirus raportohet të jetë konfirmuar për hereë të parë më 31 janar. Bëhej fjalë për dy persona të konfirmuar në Newcastle, një familje me shtetas kinezë që po qëndronin në një hotel në York. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!