Lëshohen dy raketa, Izraeli paralajmëron Hamasin: Do reagojmë fuqishëm

schedule23:40 - 9 Maj, 2021

schedule 23:40 - 9 Maj, 2021

Dy raketa u lëshuan sonte nga Gaza drejt territorit izraelit. Zëdhënësi ushtarak raportoi se një raketë u përgjua nga sistemi Iron Dome, ndërsa e dyta ra në një zonë të hapur.

Nuk ka asnjë lajm për viktima. Përveç kësaj, dhjetëra zjarre janë raportuar në fushat bujqësore izraelite për shkak të nisjeve të vazhdueshme të balonave ndezëse nga Rripi i Gazës.

Ndërkaq, Izraeli paralajmëroi Hamasin se mund të reagonte fuqishëm. g.v/abcnews.al