“Lëreni Brojën të luajë futboll”, Hasenhuttl: Ka kohë deri në fund të sezonit

schedule16:56 - 20 Janar, 2022

schedule 16:56 - 20 Janar, 2022

Armando Broja po përjeton një nga eksperiencat më të mira në karrierën e tij te Southampton.

Paraqitjet e sulmuesit shqiptarë kanë qenë në vëmendjen e shumë mediave edhe për shkak të situatës që Chelsea dhe Saouthampton janë të përfshira.

Chelsea është skuadra që ka në pronësi talentin 20-vjeçar, ndërsa Southampton e ka në huazim deri në fund të sezonit dhe pa mundësi blerje të kartonit të tij, ndërsa këta të fundit po tentojnë të bindin “blutë” për të mbajtur Brojën.

Ka pasur negociata mes dy klubeve, por nuk është arritur ndonjë marrëveshje ngase “Blutë” e shohin Brojën si lojtar i së ardhmes.

I pyetur për mundësinë e blerjes të Brojës, trajneri i Southamptonit, Ralph Hasenhuttl ka thënë se duhet ta lejojnë të luajë, ngase ka kohë deri në fundin e sezonit.

“Është këtu deri në fundin e sezonit. Kemi kohë mjaftueshëm për të folur. Lëreni të luajë futboll. Ai kënaqet këtu. Mendoj që e ka parë se çfarë ka me këtë klub. I dhamë shansin e madh për të treguar vetën”, ka theksuar Hasenhuttl.

Ndërkohë, në rast që pranon shitjen, Chelsea do kërkojë mbi 20 milionë euro. /f.a/abcnews.al