Lerda ndryshon modul: Mala mbrojtës, dëmtohet Asani

schedule15:22 - 21 Shtator, 2019

schedule 15:22 - 21 Shtator, 2019

Partizani dhe Bylisi janë gati të zbresin në fushë, ndërkohë që janë mësuar edhe formacionet e të dyja ekipeve.  Trajneri Franco Lerda është dorëzuar dhe tanimë të kuqtë do të luajnë me modulin 4-3-3. Sakrifikohet Boldor në mbrojtje, kurse Mala luan në linjën e djathtë të prapavijës.

Asani është mungesa e rëndësishme. Sulmuesi anësor ka pasur një shqetësim para ndeshjes dhe në vend të tij luan Çinari. Titullar sërish Jurgen Bardhi, i cili së bashku me shkodranin do të ndihmojnë Solomon në majë të sulmit. Bylisi nga krahu tjetër kërkon balancë dhe rreshtohet me modulin 4-4-2. Më poshtë formacionet dhe arbitrat e këtij takimi.

Kategoria Superiore – Java 5
E shtunë, më 21 shtator, ora 16:00

Partizani-Bylisi
Partizani:
Hoxha, Mala, Belica, Bitri, Trashi, Telushi, Broja, Romero, Çinari, Bardhi, Solomon. Trajner: Franco Lerda
Bylisi:
Hidi, Ymeraliaj, Goxha, Bicaj, Peposhi, Ntephe, Mëllugja, Turabov, Ndreca, Guindo, Qardaku. Trajner: Veljko Dovedan

Gjyqtarë: Kreshnik Cjapi, Denis Rexha, Rudin Preça, Kridens Meta

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!