“L’Equipe” lumturon “Zikaltërit”, “ylli” i Inter mes favoritëve për të fituar “Topin e Artë”

schedule15:56 - 16 Korrik, 2024

schedule 15:56 - 16 Korrik, 2024

Me legjendat, Cristiano Ronaldo e Lionel Messi, të cilët nuk qëndrojnë më mes favoritëve, për fitimin e “Topit të Artë”, këtë vit pritet një garë shumë “e ethshme”, teksa këtë të martë pas Rodri, Vinicius Junior e Jude Bellingham, në listë ka hyrë një tjetër favorit.

Bëhet fjalë për kapitenin e “Zikaltërve”, të Inter, Lautaro Martinez, me “yllin” argjentinas, i cili është konfirmuar nga prestigjiozja franceze, “L’Equipe”, si një prej 4 favoritëve, për trofeun e madh individual.

Konkurrenca është shumë e fortë, duke qenë se sulmuesit të Interit do t’i duhet të përballet me mesfushorin spanjoll, që sapo ka fituar Euro 2024 dhe Premier League me Manchester City, dhe sulmuesit e Real Madrid, të cilët fituan La Ligën dhe Champions League edhe nëse nuk ia dolin të triumfonin respektivisht me Anglinë (Jude Bellingham) dhe Brazilin (Vinicius Junior).

 

Mirëpo, Lautaro nuk është rastësisht në “Top 4”.

“Ylli” i “Zikaltërve” ka shkëlqyer totalisht këtë sezon, teksa në 54 ndeshje, 44 me fanellën e Inter e 10 me atë të Kombëtares ka arritur të regjistroijë plot 35 gola, nga ku 27 në kampionat, si dhe ka mundur të regjistrojë në total 8 asistime, si dhe u shpall lojtari më i mirë i sezonit, në Serie A.

Sa i përket trofeve, plot tre të tillë janë fituar nga argjentinasi, i cili siguroi trofeun e Superkupës së Italisë, titullin e Serie A, si dhe trofeun e Copa America, më 15 korrik, në finalen e madhe, ndaj Kolumbisë, duke e vendosur këshut kapitenin e “gjigantëve” të Milanos, në listën e pretendetëve, për “Topin e Artë”. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!