“Lëpirës i Putinit”, zbulohet biseda mes Johnson dhe zyrtarëve të tij per Macron

schedule15:33 - 18 Maj, 2023

schedule 15:33 - 18 Maj, 2023

Një bisedë mes ish-kryeministrit britanik Boris Johnson ka zbuluar nivelin e ulët në të cilën kishin rënë marrëdhëniet mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës.

Siç raporton Politico , duke cituar një prej zyrtarëve të tij kryesorë, ish-kryeministri britanik ishte zemëruar me presidentin francez, të cilin e kishte cilësuar në një bisedë private si “lëpirës i Putinit “.

Ish-drejtori i komunikimit në Doëning Street, Guto Hari, ka përshkruar përvojën e tij si një bashkëpunëtor i Boris Johnson në një podcast.

Ai tha se shpërthimi i Johnson erdhi pas pushtimit rus të Ukrainës dhe pasi presidenti francez kritikoi Mbretërinë e Bashkuar për trajtimin e krizës së refugjatëve të shkaktuar nga lufta.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!