Leopardi shkon në qytet dhe sulmon 13 njerëz në Etiopi

schedule19:11 - 23 Shkurt, 2023

schedule 19:11 - 23 Shkurt, 2023

Një leopard ka sulmuar 13 persona, përfshirë disa fëmijë, në qytetin etiopian Alaba Kulito, 200 km në jug të kryeqytetit Addis Abeba, kafsha u ndoq për disa orë deri sa u qëllua për vdekje nga policia.

Fillimisht u raportua se kafsha hyri në një shtëpi herët në mëngjes. Më pas janë dërguar forcat e policisë për të kontrolluar situatën.

“Ishte duke u hedhur në çatitë e shtëpive. Kjo krijoi kaos. Leopardi më pas filloi të sulmonte njerëzit,” tha zëvendës komandanti i policisë Taju Negash për BBC.

“Në mesin e viktimave ishin dy fëmijë dhe gra. Të tjerët janë të rinj,” shton ai.

Nuk dihet se nga ka ardhur leopardi, thotë policia. Të lënduarit aktualisht janë duke u trajtuar në spital.

Incidente të tilla nuk janë të rralla. Në shtator të vitit të kaluar, një leopard vrau një burrë dhe një grua që po ktheheshin në shtëpi dhe plagosi dy të tjerë në Jimma, Etiopia perëndimore.

Ekspertët paralajmërojnë se sulmet e kafshëve janë në rritje pjesërisht për shkak të njerëzve që ndërtojnë shtëpi në zona të reja.