Leonard Bombaj kujton takimin e fundit me Kujtim Prodanin: Admirova vrapin tënd të djersitur

schedule15:51 - 6 Janar, 2021

schedule 15:51 - 6 Janar, 2021

Regjisori Leonard Bombaj ka reaguar pas ndarjes nga jeta të kantautorit Kujtim Prodani i cili humbi betejën me koronavirusin. Bombaj kujton se para një muaji ishte shkëmbyer me Prodanin te Liqeni Artificial. Bombaj shkruaj se ka shumë kujtime me Prodanin të cilat do të mbeten gjatë në memorien e tij.

“Mbaruan pasthirrmat… nuk dijme si te reagojme…  Kujtim Prodani! Kaq papritur! Para nje muaji u shkembyem pistes se liqenit. Admirova vrapin tend te djersitur. Nuk do harroj kujtimin e perbashket vitet 80 ne Rrilë te Lezhës mes aksionit socialist kur ne mungese te ujit ne te dy u turrëm, u zhytem ne nje pellg dhe u sapunisëm duke gajasur studentët.

Govata natyrore qe shpikem ne studentet e arteve.  Qofsh i parajses miku im! Mirenjohes qe me ftove ne kenget e tua!”, shkruan Bombaj./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!