Leo Messi tek Inter Miami i Beckham? MD rendit “pluset dhe minuset”

schedule10:39 - 27 Dhjetor, 2020

schedule 10:39 - 27 Dhjetor, 2020

“Inter Miami ëndërron Messin”, kështu shkruan “Mundo Deportivo” në Spanjë, ndërkohë që në një artikull të gjatë përmend opsionet e mundshme për të ardhmen e sulmuesit argjentinas të Barcelonës. Manchester City dhe PSG janë të parat në listë, për të shtuar edhe Juventusin.

Gazeta spanjolle kujton edhe një deklaratë të David Beckham, një nga pronarët e Inter Miami, i cili thoshte: “Nëse kemi mundësinë të sjellim lojtarë të shkëlqyer nga Europa në qytetin tonë, do e bëjmë”. Verën e fundit klubi i MLS afroi Higuain dhe Matuidi.

MD shkruan më tej se Messi e shikon me sy të mirë një kalim në SHBA, pasi e ka tërhequr mënyra e jetesës atje dhe vetë qyteti i Miami, ku ai ka edhe një apartament luksoz. Gjithashtu nuk lihet pa u përmendur raporti i mirë i Messit me Beckham, apo edhe fakti që sponsorizohen nga e njëjta markë sportive.

Tani anglezi duhet ta bindë sulmuesin argjentinas dhe ky nuk do të jetë një mision i lehtë, pasi sportivisht Messi tërhiqet nga projekte të tjera që i japin mundësinë të jetë në formë maksimale edhe për Kupën e Botës 2022 në Katar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!