Leo Di Caprio publikoi videon e lumit Vjosa, Meta, Kryemadhi dhe Basha i përgjigjen të vendosur

schedule20:00 - 30 Mars, 2021

schedule 20:00 - 30 Mars, 2021

Thirrje së aktorit të njohur të Hollywood, Leonardo Di Caprio për të mbrojtur lumin Vjosa nga ndërtimi i një hidrocentrali i janë përgjigjuar tre nga liderat kryesorë të politikës në Shqipëri.

LEXO EDHE: Di Caprio apel Ramës, Bashës, Kryemadhit dhe Metës: Lumi Vjosa i rëndësishëm për njerëzit në Shqipëri

Fillimisht ishte presidenti Ilir Meta, i cili e postojë videon e aktorit dhe u shpreh se është i vendosur se deri në 25 Prill, të mos lejojë me mjete demokratike ndonjë vendim arbitrar për ndërtimin e hidrocentraleve në lum.


Më tej, kryedemokrati Lulzim Basha e ka shpërndarë postimin e Di Caprios në Instagram, duke konfirmuar se është dakort me këtë nismë.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lulzim Basha (@lulzimbasha)

Së fundmi, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ka ripostuar në “Facebook”, duke u zotuar se do ta mbrojë lumin nga duart e qeverisë.

“Zotohem # Parkun KombëtarVjosa Tani ! Faleminderit @leonardiodicaprio dhe të gjithë aktivistët që mbroni natyrën tonë dhe burimet kombëtare nga duart e qeverisë. 25 Prilli është një betejë për ta bërë Shqipërinë shtëpi për shqiptarët sot dhe për fëmijët tanë nesër”, ka shkruar ajo.

I pledge #VjosaNationalParkNow! Thank you @leonardiodicaprio and all the activists protecting our nature and national…

Posted by Monika Kryemadhi on Tuesday, 30 March 2021

l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!